Greqia e ka shpallur sot Agimin e Artë organizatë kriminale dhe ka dënuar udhëheqësit kryesorë të partisë. Gjykata greke ka marrë vendimin e jashtëzakonshëm pas një gjyqi 5-vjeçar kundër partisë së ekstremit të djathtë, ndërkohë që më shumë se 10,000 njerëz ishin mbledhur në një tubim antifashist jashtë dyerve të ndërtesës.
18 anëtarë të partisë, përfshirë edhe figurat kryesore të saj, u shpallën fajtorë për drejtimin e një organizate kriminale. Partia e themeluar në vitet 1980 si një organizatë neo-naziste u kthye në partinë e tretë më e madhe e Greqisë gjatë krizës financiare dekada të vendit fqinj.
Një nga figurat kryesore të saj, Giorgos Roupakias u shpall po ashtu fajtor për vrasjen e reperit antifashist Pavlos Fyssas në vitin 2013. Ndërkohë, pesë anëtarë të tjerë të Agimit të Artë u shpallën fajtorë për një sulm ndaj peshkatarëve egjiptianë, ndërsa të katër të tjerë u dënuan për sulmin ndaj disa aktvistëve liberalë në 2015-ën.
Gjykata Agimi i Artë kishte vepruar si një organizatë kriminale, duke cenuar sigurinë e vendit fqinj. Kreu i partisë Nikos Michaloliakos dhe 17 ish-anëtarë të tjerë parlamentarë përballen me të paktën 10 vjet burg.
Siguria rreth Gjykatës ishte e rreptë, me rreth 2,000 policë të vendosur, si dhe një dron dhe një helikopter policie. Mijëra njerëz, përfshirë politikanë nga të gjitha partitë politike, u mblodhën jashtë gjykatës me parulla si “Shtypni nazistët” dhe “Populli i do nazistët në burg”.
“Lufta kundër dhunës dhe urrejtjes është e vazhdueshme” tha Giorgos Stergiou, deputet i partisë Demokracia e Re.

“Sot viktimat dhe shoqëria kërkojnë drejtësi,” tha udhëheqësi i koalicionit KINAL Fofi Gennimata. “Ne jemi këtu sepse nuk ka vend për fashizëm në jetën tonë.”
Grupi i të drejtave të njeriut Amnesty International, i cili mori pjesë dhe ndihmoi në organizimin e një rrjeti për të regjistruar dhunën raciste në Greqi, tha se vendimi i së mërkurës do të rrisë përpjekjet e atyre që përpiqen të ndjekin krimet e urrejtjes.
“Akuzat kundër udhëheqësve dhe anëtarëve të Agimit të Artë, përfshirë vrasjen e Pavlos Fyssas, zbulojnë një problematikë që ekziston jo vetëm brenda Greqisë, por në të gjithë Europën dhe më gjerë,” tha Nils Muiznieks, drejtori për Europën në “Amnesty International”. “Ndikimi i këtij vendimi ndaj një partie të ekstremit të djathtë me një qëndrim agresiv kundër emigrantëve dhe të drejtave të njeriut, do të ndihet shumë përtej kufijve të Greqisë.”
Agimi i Artë mohon çdo lidhje të drejtpërdrejtë me sulmet dhe përshkroi gjyqin dhe akuzat e ngritura kundër udhëheqjes së partisë si një “komplot” që synonte të frenonte rritjen partisë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



Lini një Përgjigje