Ne rrjet

Greqia feston 200 vjet të revolucionit kundër osmanëve

Kanë nisur festimet në Akropolin e Athinës, ku sopranoja Anastasia Zannis këndoi himnin kombëtar grek nga Partenoni, i quajtur ‘Himni i Lirisë’.

Greqia, ka hapur kështu festën kombëtare të 25 marsit, e cila këtë vit shënon 200 vjet që nga fillimi i revolucionit që çoi në pavarësi nga Perandoria Osmane, pas katër shekujve të dominimit.

Pranë Zannis, rojet presidenciale – ushtarët karakteristikë me funde që vëzhgojnë varrin e ushtarit të panjohur në sheshin Sintagma – u rreshtuan për ngritjen e flamurit.

Pastaj aeroplanët kanë fluturuar sipër dhe në Sintagma, është zhvilluar parada me veshjet e patriotëve të vitit 1821 në prani të Presidentes së Republikës, Katerina Sakellaropoulou dhe kryeministrit, Kyriakos Mitsotakis dhe përfaqësuesve të vendeve që ndihmuan grekët për të sjellë lirinë: Franca, Britania e Madhe dhe Rusia.

Në ngjarje – në një shkallë shumë më të vogël se planet e qeverisë greke, për shkak të pandemisë Covid – morën pjesë Princi Charles dhe gruaja e tij Camilla, si dhe kryeministri rus, Mikhail Mishustin.

Presidenti francez, Emmanuel Macron mungoi, pasi duhej të qëndronte në Paris për të menaxhuar emergjencën e vazhdueshme shëndetësore të Covid 19.

Të frymëzuar nga revolucionet amerikane dhe franceze, patriotët grekë të diasporës, themeluan “Filikì Eteria” (Shoqëria e Miqve) në Odesë në vitin 1814, një organizatë e fshehtë e kryesuar nga Alexandros Ypsilanti, e cila kishte si qëllim të koordinonte luftën për pavarësinë e Greqisë.

Por përveç kryengritjeve sporadike të mbështetura nga Shoqëria, gjithashtu në koordinim me kryengritësit në Ballkan, kryengritja filloi vetëm në 25 mars 1821, simbolikisht me bekimin e protestuesve dhe flamurit nga Peshkopi Germanos, në manastirin e Agias Lavras, në Kalàvrita në Peloponez, në ditën e Lajmërimit në kalendarin Ortodoks.

Kryengritjet anti-turke, të cilat u përhapën me shpejtësi nën udhëheqjen ushtarake të Theodoros Kolokotronis, nuk patën suksesin e dëshiruar – përgjigja osmane ishte veçanërisht e dhunshme, si në rastin e masakrës së banorëve të Kios në vitin 1822 – deri sa fuqitë e mëdha evropiane vendosën të dilnin në fushë.

Pika e kthesës, ishte Beteja e Navarinos në vitin 1827, kur anijet franceze, britanike dhe ruse, mundën flotën turko-egjiptiane, e cila synonte të shtypte protestuesit.

Me traktatin e Adrianopojës të vitit 1829, përfundimi i luftës dhe autonomia e Greqisë u sanksionuan, nën protektoratin e Francës, Britanisë së Madhe dhe Rusisë. Pavarësia përfundimtare, erdhi në vend me Protokollin e Londrës në vitin 1830, edhe pse shumë territore të Greqisë së sotme janë ripushtuar dekadat e fundit.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë