Kryeministri grek Qiriakos Mitsotaqis ka deklaruar se se javën e ardhshme Greqia të hapë sezonin turistik. Ai tha se ka besim se situata e pandemisë dhe përshpejtimi i vaksinimeve do të lejojë Greqinë të hapë turizmin javën e ardhshme.
Mitsotakis u shpreh në një intervistë për mediat se kombinimi i testeve, imunitetit dhe fakti që shumë aktivitete do të ndodhin jashtë, ngre optimizmin tek autoritetet se turistët do të jenë të sigurtë.
“Zhvillimet e fundit janë inkurajuese. Rastet po bien, ashtu si edhe pranimet në spital. Nëse i kombinoni me përshpejtimin e vaksinimeve, vetë-testimet dhe faktin që ne mund të bëjmë aktivitete jashtë, vlerësoj se situata do të përmirësohet ndjeshëm.
Ndër të tjera Mitsotakis ka bërë me dije se kush dëshiron që të udhëtojë në drejtim të Greqisë duhet të paraqesë vetëm certifikatën e vaksinimit, testin e antitrupave, ose një tampon.
Gjithashtu ai theksoi se këto ditë tejkalohet barriera e 100,000 vaksinave në ditë dhe vuri në dukje se ndërsa më shumë vaksina vijnë në maj dhe qershor.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje