Ne rrjet

Greqia në alarm: Varianti indian do të dominojë deri në fund të gushtit

Kryeministri grek Qiriako Mistotaqis ka ngritur sot alarmin për përhapjen e mutacionit indian në vendin fqinj, duke shprehur shqetësimin se do ai bëhej mbizotërues deri në fund të gushtit.

Sidoqoftë, Kryeministri theksoi se nuk ka asnjë arsye për kufizime shtesë në kufijtë e Greqisë, e cila lejoi për herë të parë udhëtimet jo thelbësore nga Shqipëria disa ditë me parë.

“Një përgjigje është të shpejtohet vaksinimi,” tha Mitsotakis. Kryeministri vuri në dukje se sipas ekspertëve, vaksinat mbrojnë nga mutacionet.

Në këtë kontekst, ai përsëriti mesazhin që dërgoi dje se ata që vaksinohen janë të sigurt ndërsa ata që nuk vaksinohen janë në rrezik.

“Duhet bërë një përpjekje më e madhe” për të përshpejtuar vaksinimet, theksoi Kryeministri, duke dërguar një mesazh si tek të rinjtë, ashtu edhe tek të moshuarit që nuk janë vaksinuar ose hezitojnë të imunizohen.

“Ata që janë shtruar në spital, intubuar dhe kanë humbur jetën janë të pavaksinuar. “Nëse do të ishin vaksinuar, ata do të kishin shmangur këtë zhvillim tragjik,” nënvizoi kryeministri.

“Ne duhet të mendojmë sii t’i afrohemi më inteligjentë të gjithë atyre që nuk kanë marrë ende një vendim për t’u vaksinuar “, tha kryeministri grek.

Mitsotakis konfirmoi po ashtu informacionin se Franca dhe Gjermania kritikuan vendet që pranojnë turistë me vaksinën ruse, përfshirë edhe Greqinë. Ai konfirmoi se Angela Merkel kishte ngritur shqetësime ka vende në Europë që pranojnë vaksinën ruse dhe vende të tjera që nuik i pranojnë.

Sidoqoftë, Kryeministri shtoi se Greqia ka aftësinë të pranojë turistë të vaksinuar me vaksinën Sputnik

“Nëse Gjermania do të kishte ndonjë kundërshtim, do ta kishte shprehur,” tha ai.

Të enjten, Greqia raportoi edhe 18 raste të tjera me variantin. Megjithëse varianti britanik vazhdon të mbizotërojë, përqindja e rasteve me mutacionin Delta në vendin fqinj është dyfishuar brenda një jave, me shumicën e rasteve të reja të regjistruara në Kretë.

Ministria e Shëndetësisë ka frikë se Delta, i cili vlerësohet të jetë 40-60% më ngjitës se varianti britanik dhe mundësisht rrit rrezikun e shtrimit në spital, do të përhapet dhe do të bëhet lloji dominues në Greqi, siç ka ndodhur tashmë në Britani dhe Indi.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë