Forcat kufitare në Greqi janë në gjendje gatishmërie me qëllim që të parandalohet një krizë migrantësh, siç ndodhi më 2015, tha Qeveria greke të enjten.
Greqia ishte në vijën e parë të krizës me migrantë në Evropë më 2015, kur pothuajse një milion persona, që ikën nga konfliktet në Siri, Irak dhe Afganistan, arritën në ishujt grekë.
Ndryshe nga shtetet e tjera anëtare të Bashkimit Europian, Greqia është e shqetësuar se zhvillimet e fundit në Afganistan mund të nxisin një krizë të re emigrantësh si në vitin 2015, dhe po kërkon që BE-ja të dalë me një qëndrim të përbashkët për këtë çështje.
“Të gjitha forcat në kufij janë në gjendje gatishmërie. Ne nuk do të lejojmë që të përsëriten skenat e vitit 2015”, tha zëdhënësi i Qeverisë greke, Yannis Economou gjatë një konference për media.
Ministria e Jashtme greke po koordinon veprimet për të sjellë në Greqi tetë shtetas afganë, që kanë bashkëpunuar me forcat greke, shtoi ai.
“Ne nuk do të ndalemi derisa t’i sjellim ata në Greqi”, tha Economuo.
Më 15 gusht, kryeqyteti afgan, Kabul ra në duart e talibanëve, teksa presidenti afgan, Ashraf Ghani u largua nga vendi.
Mijëra afganë po tentojnë të largohen nga vendi nga frika e talibanëve.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje