Bota

Greqia në negociata me 10 vende të tjera për pasaportën e vaksinës. Do të vaksinojë të gjithë punonjësit e turizmit

Ndërkohë që Europa po diskuton propozimin për lëvizjen e lirë të qytetarëve të vaksinuar, Greqia po bën gati pasaportat  e vaksinimit.

Në pranverë shteti grek ka vednosur të hapë dyert për turistët e huaj ngadisa vende europiae,Izraeli dhe Britania  e Madhe. Në prill do të nisin fluturimet pilot me këto vende dhe nga mesi muajit maj, pretendohen që edhe vende të tjera t’i shtohen listës.

Vizitorët nga këto vende nuk kanë nevojë të karantinohen, por mjafton një certifikatë vaksinimi, rezultat negativ ndaj Covid-19 ose provë shërimi. 

Ministria e Turizmit në Greqi ka nënshkruar “lejen e gjelbërt” me shtetin izraelit dhe po negocion me 10 vende të tjera. Më SHBA-në, Britaninë e Madhe, Emiratet e Bashkuara, Arabinë Sauditë, Ukrainën, Rusinë, Serbinë, Kinën, Australinë dhe Kanadaë.

Ministri grek i turizmit Harry Theoharis tha se qëllimi është një lëvizje e pakufizuar e qytetarëve që janë vaksinuar, të shëruar ose negativ. Ai shtoi se do të vaksinohen dhe të gjithë punonjësit e sektorit të turizmit që do të jenë në shërbim. “Çdo gjë do të shkojë normalisht dhe buzëqeshja do të jetë e detyrueshme,”-tha ministri grek.

Qeveria greke shpreh mirënjohje ndaj komisioneve europiane që pranuan sugjerimin e Greqisë për certifikatën e vaksinave dhe pret një përhapje të saj edhe në vendet tjera.

Nën sloganin “E gjitha cfarë të duhet është Greqia”, vendi fqinj pret të hapë sezoni turistik në maj nën kushtet të rrepta higjienike dhe me rreth 300 mijë punonjës të vaksinuar.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë