Bota

Greqia rihap baret dhe restorantet pas 6 muajsh, por me rregulla strikte (Foto)

Baret, kafenetë dhe restorantet janë rihapur sot në Greqi pas gjashtë muajsh mbyllje. Rënia e infeksioneve, ka nxitur qeverinë të vendosë për një heqje progresive të kufizimeve anti-Covid.

Baret do të jenë në gjendje të mirëpresin klientët përsëri, për sa kohë që ato kanë tavolina në natyrë apo ambiente të hapura për deri në gjashtë persona dhe në përputhje me masat e distancës sociale. Punonjësit në sektorin e hotelerisë, do të duhet t’i nënshtrohen testeve të detyrueshme dhe të përdorin maska.

Baret dhe restorantet nuk do të lejohen të kenë muzikë në sfond për të parandaluar njerëzit që të afrohen shumë për të folur me njëri-tjetrin dhe do të duhet të mbyllen në orën 10.45 të mbrëmjes.

Shtetrrethimi do të jetë në fuqi, nga sot midis orës 23:00 deri 5 të mëngjesit dhe jo më ndërmjet orës 22:00 me 5 të mëngjesit siç ka funksionuar më parë.

Faza tjetër e rihapjes, është planifikuar për 10 maj, kur shkollat ​​fillore dhe të mesme do të jenë në gjendje të kthehen të ndjekur mësimet në klasa. Që nga 14 maji, Greqia ka parashikuar për të rihapur edhe turizmin nga jashtë.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë