Politike

Greqia: Shqipëria ka përmbushur kushtet, të hapen negociatat!

Ministri i Jashtëm i Greqisë ka kërkuar hapjen e negociatave me Shqipërinë sa më shpejt të jetë e mundur, duke theksuar se vendi ynë ka përmbushur të gjitha kushtet.

Gjatë një takimi me ministrin e Jashtëm kroat, Gordan Radman, Nikos Dendias i ofroi Koracisë ndihmën e Greqisë për hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut dhe integrimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor gjatë presidencës së BE-së.

“Integrimi i Ballkanit përbën një qëllim strategjik për Greqinë, që nga Samiti i Selanikut, në vitin 2003. Ne jemi të bindur se kjo është mënyra më e mirë për të promovuar paqen, stabilitetin dhe prosperitetin në rajonin tonë”, u shpreh ministri i Jashtëm grek. “Natyrisht, ne mezi presim Samitin e Zagrebit për të marrë dritën jeshile për negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut”, u shpreh Dendias.

Sipas Athinës zyrtare, Tirana dhe Shkupi i kanë përmbushur kushtet e kërkuara.

“Vendimi për hapjen e negociatave të pranimit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë duhet të merret sa më shpejt të jetë e mundur është e rëndësishme, në mënyrë që të sigurohet vazhdimësia e reformave në të dyja vendet, si dhe stabiliteti në rajon. Sigurisht kushtet e kërkuara janë përmbushur”, u shpreh Dendias.

Cakaj dhe Niko Dendias, Gazeta Si, 2020

Deklarata e ministrit vjen pas një takimi në Bruksel midis kryeministrit grek Qiriakos Mitsotaqis me Presidentin e Këshillit Evropian Charles Michel, ku diskutuan për çështjen e negociatave.

Në ditët në vijim, Michel do të takohet me të gjithë liderët e vendeve anëtare për të dalë me një propozim përfundimtar për hapjen e negociatave në samitin e Këshillit të BE-së në mars.

Për Greqinë kushti kryesor për negociatat ka qënë respektimi i të drejtave të moniritetit grek në vendin tonë, duke kërcënuar disa herë me vendosjen e vetos. Por deklara e fundit e kreut të diplomacisë greke dërgon një sinjal pozitiv se këto mosmarrëveshje duket se po shkojnë drejt zgjidhjes.

Në janar të këitj viti, vetë kryeministri Mitsotakis paralajmëroi Shqipërinë se nuk do të ofronte mbështetjen e tij për negociatat për aq kohë sa nuk respektohen të drejtat e minoritetit grek .

Në një dalje publike, ai ritheksoi dhe njëherë se parakusht për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian është minoriteti dhe respektimi i të drejtave.

“Ne nuk duam që të mbyllen dyert e BE-së, por posaçërisht për Shqipërinë ka parakushte për respektimin e pakicës greke” tha ai.  

Mitsotaqis i dërgoi madje një mesazh kryeministrit shqiptar Edi Rama “Mesazhi është që ne ju mbështesim, por nuk mund të pranojmë që të drejtat e pakicës greke të mos mbrohen”, tha ai. Por deklarata e fundit e ministrit të jashtëm sinjalizon se është bërë përparim në këtë çështje.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë