Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme njoftoi sot se ministria greke e Emigracionit dhe Azilit ka zgjatur vlefshmërinë e lejeve të qëndrimit dhe vërtetimeve të aplikimit për shtetasit e vendeve të treta, ku përfshihet edhe Shqipëria.
“Dokumentet e lëshuara nga shteti helen, të cilat kanë skaduar gjatë periudhës 1 janar 2020 – 31 korrik 2020, do iu zgjatet vlefshmëria deri më 31 mars 2021.
Ndërsa për dokumentet që janë lëshuar nga 1 gusht 2020 dhe me datë skadence deri më 31 mars 2021, u zgjatet automatikisht vlefshmëria me 8 muaj nga data e tyre fillestare e skadimit”, thuhet në njoftim.
Hyrja në fuqi e lejeve të qëndrimit që do të lëshohen fillon ditën pasardhëse nga data e skadimit të lejes së qëndrimit të listuar.
Kjo nuk vlen për lejet e qëndrimit dhe vërtetimet e aplikimit që janë rinovuar tashmë për një datë të mëvonshme.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje