Politike

Grida Duma: Në vendin tim, në vendin tënd, një i çmendur, një vend e çmend!

Deputetja e Partisë Demokratike, Grida Duma tha se në këto kohë pandemie qeveria flet vetëm për arritje, por nuk përmend asnjëherë problematikat që hasin.

 “Sot flasim këtu për dozat e vaksinave, sa doza do vijnë;  me sa do të blihen; erdhën vonë apo herët; ndërsa nuk flasim për overdozën; Overdozën e depresionit, nga lodhja e rropatja, pasiguria, varfëria për shqiptarët. Jemi në një Overdozë të një regjimi frenetik depresioni. Nëse do ta shihnim si tablo  gjendjen e shqiptarëve sot, imazh do ishte një një vend ku ka rënë bomba e kaosit dhe njerëzit me kokat e zhytura në renë e zezë të depresionit lëvizin pa rend pa kohë pa sistem. Përplasen, rrëzohen ngrihen të dëmtuar e lëvizin kuturu ti dalë ku të di dalë.

Në këtë kaos, në këtë vend ku brenda një viti krejt papritur  mungojnë në shkolla 11 500 fëmijë, ku në pak vite mijëra mjekë dhe infermierë që lënë Shqipërinë,  ndërsa shqiptarët me rrogë minimale 240 euro e mesatare 450  euro paguajnë 72 milion euro nga xhepat për shëndetësinë.

Në këtë vend ku ai që prodhon mallkon, e derdh qumështin në rrugë se e shet më lirë se uji, ku prodhuesi harxhon për të zbrazur magazinën nga patatet dhe mollët e kalbura, në të njëjtin vend ku mbi 70 mijë familje në ndihmë ekonomike nuk kanë çfarë të hanë, në këtë vend ku të thjeshtët vetëm humbin nga të gjitha krahët”, tha Duma.

Më tej, ajo shtoi:  “Në vendin tim në vendin tënd një i çmendur një vend e çmend! Do t’ju kish thënë një poet që dikur është ulur diku aty… Në kohën kur gjithçka ndaloi  ne u mbyll kur shqiptarët jetonin karantinën shumica me frikën se do humbnin punën, të tjerë me frikën se nuk do përballonin me lekë shëndetësinë falas, ata në fshatra jo vetëm paguanin 40 mijë lekë t’i vinte një infermier por luteshin zotit ti vinte. Ndërsa ndiqnim si po e përballonte perëndimi krizën dëgjova në CNN një mjek britanik i cili me gjithë urtësinë e profesionit dhe jetës tha që udhëheqësit kudo duhet t’i drejtohen njerëzve e t’i thonë që “normaliteti do të vijë shpejt dhe kjo kohë do të jetë vetëm një kujtim i shkurtër”. A mund ti thuhet kjo shqiptarëve, a mund ti drejtohesh shqiptarëve e ti qetësosh duke i thënë që normaliteti do të vijë shpejt e pandemia do jetë një kujtim i shkurtër. Në kujtesën e shqiptarëve vetë normaliteti është një kujtim i shkurtër. Kur ka qenë kjo kohë në të cilën shqiptarëve i është ofruar normalitet. Ne e kemi gjendje normale çmendurinë…”


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë