Ne rrjet

Gruaja kthehet në shtëpi pasi u shërua nga Covid…gjen burrin të vdekur nga virusi

Lisa Steadman mezi priste të shkonte në shtëpi te burri i saj. Me profesion estetiste ajo kishte kaluar më shumë se një javë në një spital të Floridas për shkak të Covid-19, ndërsa bashkëshorti i saj, Ronald Steadman, i cili gjithashtu ishte pozitiv po kurohej nga shtëpia me simptoma mesatare.

Gjatë telefonatave teksa ajo kurohej në spital dhe ai nga shtëpia, Ronald e siguronte se ishte mirë, se po përmirësohej dita-ditës dhe se mezi priste që ajo të rikthehej në shtëpinë e tyre të re, që kishin marrë prej pak muajsh.

Por, kur Linda doli nga rreziku dhe u dërgua në shtëpi më 11 gusht, në derë nuk e priti askush. Ajo thirri disa herë emrin e bashkëshortit të saj 55-vjeçar nëpër ambientet e shtëpisë, por më kot.

E vetmja përgjigje që mori ishte lehja nga dhoma e gjumit e tre qenve që çifti strehonte në shtëpi. Hyri në dhomën e gjumit dhe gjeti të shtrirë në krevat pa jetë Ronaldin dhe qentë që i qëndronin pranë.

“U bëra histerike! Për mua ishte si të isha pjesë e një filmi horror. Kjo është ajo që mendoj tani kur më kujtohet ajo skenë”, tha Lisa për Ëashington Post.

Ekspertiza përcaktoi më vonë se Ron kishte ndërruar jetë për shkak të komplikacioneve të shkaktuara nga Covid. Të dy ata ishin të pavaksinuar dhe dyshues ndaj saj.

“Mendonim se nuk kishte mundësi që një vaksinë efikase dhe pa efekte anësore të prodhohej në një kohë kaq të shkurtë. Dyshonim, por nuk ishim kundër vaksinave dhe ishim të kujdesshëm, duke mbajtur maskë dhe respektuar aty ku mundeshim distancën fizike”, thotë ajo.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë