Futboll

Guardiola kërkon rendiment më të lartë, Mançester Siti punëson 4 astrofizikantë

Guardiola nuk kënaqet kurrë. Nuk i mjaftojnë numrat e jashtëzakonshëm dhe dominimi i Mançester Sitit në Premier Ligë këtë sezon, si dhe objektivi i Ligës së Kampionëve shumë afër, pas kalimit në çerekfinale. Trajneri katalanas kërkon më shumë për një skuadër… hyjnore.

Sipas “Daily Mail”, drejtuesit e klubit anlgez do të shtojnë në staf edhe katër astrofizikantë, të cilët do të merren me të dhënat e skuadrës. Objektivi është që ata të mbledhin sa më shumë informacion të jetë e mundur për të përmirësuar më pas rendimentin e futbollistëve në fushë.

Lojtarët e Mançester Sitit, duke festuar një gol. Gazeta Si, 23 mars 2021

Në ç’mënyrë? Duke monitoruar aksionet e futbollistëve të caktuar me anë të një lloj teknologjie 3D, që vë në përdorim shumë kamera. Ky operacion nuk ka të bëjë vetëm me Mançester Sitin, por edhe me klubet e tjera të “City Football Group”, mes të cilëve janë edhe Nju Jork Siti FC, Xhirona, Trojes dhe skuadra të tjera në botë. Tani mbetet për t’u parë se çfarë rezultatesh do të sjellë kjo risi.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë