Guvernatori i ri i Bankës së Turqisë, Sahap Kavcioglu lajmëroi tregjet ekonomike dhe investitorët se ai do të ulë normat e interesit ,në rihartimin e politikave monetare në muajin prill dhe kjo nuk duhet të merret si mirëqenë.
“Unë nuk pranoj qasjet paragjykuese në lidhje me këtë vendim,”-tha Kavcoiglu për Bloomberg.
Ai tregoi se vednimet e ardhshme do të jenë në përputhje me politikën monetare të korporatave dhe do të vendoset ulja e përhershme e inflacionit. Guvernatori i ri tha se do të monitorohen hapat e poltikës në vendimmarrjen financiare të vendit.
Kavcioglu u emërua gurvernator nga Presidenti turk Recep Erdogan me 20 mars 2021, pas heqjes së guvernatorit paraardhës, Naci Agbal. Agbal rriti normat e interesit në Turqi që kundërshonte idetë e Erdogan. Nga situata e krijuar, pritej një përmbysje e politikave monetare të Turqisë, u shitën të gjitha asetet e mbajtura në monedhën turke pasi Lira nuk ishte më e sigurtë pas zemërimit të presidentit.
Guvernatori i ri u shpreh se do të vazhdojë të respektojë vendimin e Bankës për inflacion 5%.
Lira turke u rrit me 1.1% dhe ra përsëri me 0.6% të hënën e 29 marsit.
Ndryshe nga vendimet e bankave qendrore nëpër botë, Erdogani beson se nivelet e larta të interesave “ushqejnë” inflacionin dhë kërkon t’i mbajë ato sa më ulët të jetë e mundur. Një besim që e ka bërë të shkarkojë 3 guvernatorë në më pak se 2 vite.
Pyetur për kredibilitetin e Bankës së Turqisë, Kavcioglu i tha Bloomberg se Banka zotëron pavarësi në instrumentet mbështetur më ligj dhe se do t’i përdorë të gjitha për të ruajtur inflacionin dhe kornizat e paraardhësit e tij.
Vitin e kaluar Turqia shpenzoi 100 bilionë dollarë rezerva për të mbrojtur monedhën vendase. Rezervat bruto të Turqisë bashkë me arin ranë me 20% në vlerën e 85.2 bilionë dollarë para se Agbal të ndërmerrte politikat shtrënguese.
“Banka e Turqisë do të mbledhë rezerva të huaja kur kushtet tëjenë të përshtatshme. Banka do të vazhdojë të përdorë mjetet e nevojshme për stimulin e rezervave,”- tha Agbal për Bloomberg.
Burimi: Bloomberg
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje