Politike

Hajdari: Në Shqipëri shitet më lehtë kokaina sesa gjiza

Gjatë takimeve të zhvilluara në Elbasan, ku edhe garon për Nismën “Thurje”, deputetja Rudina Hajdari ka vënë re një fenomen.

“Sot në Shqipëri është më kollaj të shesësh drogë, heroinë e kokainë, se sa të shesësh bulmet, gjizë, djathë. E kupton çfarë bëhet?!

Shitësit e kokainës kanë edhe leje, qarkullojnë me makina luksoze, ndërsa tregtari shet fshehurazi bulmetin me frikën se policia po vjen po gjobit”, tha ajo.

Hajdari akuzoi PS-në, PD-në dhe LSI-në se zihen vetëm kur u prishen pazaret.

 “Të nderuar shqiptarë këta kur zihen me njëri-tjetrin, nuk e bëjnë se kanë parime të ndryshme, se kanë vizione të ndryshme, kur ju ziheni ju prishet pazari”, vërejti ajo.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë