Bota

Hakerët pro-rusë, sulm kibernetik Italisë pas vizitës së Melonit në Kiev

Gazeta Si – Një sulm hakerësh në shkallë të gjerë, i pretenduar nga grupi pro-rus “NoName057”, goditi faqet e kompanive dhe institucioneve italiane.

Sulmi i tipit “Ddos”, nisi të martën me rastin e vizitës së kryeministres Giorgia Meloni në Kiev.

“Italia do t’i japë Ukrainës një paketë të gjashtë të ndihmës ushtarake”, thuhet në deklaratën e grupit, e cila citon konferencën për shtyp të kryeministres italiane.

“Ne do të vazhdojmë udhëtimin tonë magjepsës nëpër Italinë Rusofobike”, vazhdon shënimi.

“Një kërcënim, një paralajmërim”, pas vizitës së Giorgia Melonit në Kiev, tha për shtypin italian ministri i Jashtëm Antonio Tajani, duke komentuar atë që ndodhi.

Sulmi ka të bëjë me disa site: hakerët pro-rusë, sulmuan Ministrinë e Jashtme dhe të Brendshme, Policinë e Shtetit, Bankën “Bper”, grupin A2a dhe Ministrinë e Mbrojtjes (kjo e fundit dyshohet se është sulmuar të martën).

Burime hetimore italiane konfirmojnë sulmin edhe pse, nënvizojnë, se sistemet mbrojtëse të kompanive dhe institucioneve kanë arritur të zbusin pasojat e aksionit deri në atë pikë sa shumica e shërbimeve ende mund të arrihen.

Ndër domenet e synuara do të ishin edhe ato të portalit të kartave të identitetit, ai i ministrisë së Politikave Bujqësore dhe ai i grupit “Tim”.

Dy ditë pas vizitës së kryeministres Giorgia Meloni në Kiev gjatë së cilës ajo u takua me presidentin ukrainas Volodymyr Zelenski, anëtarët e kolektivit “NoName057” morën menjëherë përgjegjësinë për veprimin e hakerëve.

Ata u themeluan në mars 2022, pak ditë pas pushtimit rus në Ukrainë, duke mbledhur së bashku të gjitha klanet e sulmuesve kompjuterikë që përdorin kryesisht “ddos”, ose mohimi i shpërndarë i shërbimit, duke e përdorur atë si një armë.

Bëhet fjalë për një pajisje të aftë që bën që mijëra kompjuterë të infektuar të dërgojnë nga e gjithë bota një sasi e madhe të dhënash kundër një uebsajti të caktuar me synimin për të paralizuar aktivitetin e tij. Në praktikë, sistemet janë të ngopura dhe bëhen të paafta për të funksionuar.

Sulmi i rezultoi i suksesshëm për disa orë, edhe pse ndërhyrjet e sistemeve për të kontrastuar DDOS-in dhe policinë postare bënë të mundur zbutjen e problemit, aq sa në mbrëmje situata thuajse ishte normalizuar.

Por shqetësimi mbetet sepse – siç nënvizon Agjencia Kombëtare e Sigurisë Kibernetike – megjithëse “shumë shërbime u rivendosën menjëherë, u dha një alarm dhe sistemi i sigurisë në tërësi reagoi shumë mirë”, në realitet nën profilin teknik ishte “një sulm i drejtpërdrejtë ndaj aplikacioneve, pra më komplekse, që preku një duzinë subjekte publike dhe private”.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë