Politike

Sulmet kibernetike, Berisha: Kanë ndërhyrë edhe hakera të qeverisë, rusë dhe serbë   

Në konferencën e të premtes, kryetari i PD-së, Sali Berisha, ftoi SPAK-un  që të shqyrtojë çdo vendim që ai ka marrë nga viti 1991 deri gjer më sot.

“Ju garantoj se në çdo vendim do gjejnë vetëm ligjin.

Ata që pretendojnë se SKAP-it (SPAK) po i bëhet presion nga të dyja anët, SKAP-it nuk po i bëhet asnjë presion nga PD.

Përkundrazi, PD ka kontribuar shumë me dokumente, fakte, dhe do i paraqesë publikisht. SKAP-i është shndërruar dhe është krijuar si një organizatë, repart i PS-së. Mund të jap një shembull: Edi Rama dhe Engjëll Agaçi i dërgojnë SKAP-it një dekret të mëkëmbësit të mbretit Jakoman.  

I thonë se ky dekret dëshmon se trojet e rikthyera disa familjeve tiranase janë shpronësuar me këtë dekret. Çfarë tregon dekreti? Ka emrat e shtatë familjeve, asnjëra nuk i përket kompleksit të klubit Partizani. Çdo prokurori serioze në botë, merr vetëm një vendim: hap çështje penale ndaj atij që bën padi të rreme. Këtë e parashikon Kodi Penal dhe Procedura Penale e çdo vendi.

SKAP-i i partisë, në vend që të marrë në hetim, Taulant Sharrën, SKAP-i bën sikur nuk disponon këtë falsitet madhor”, tha Berisha.

Gjatë fjalës së tij, Berisha tha gjithashtu  se “qeveria ka shkatërruar të gjitha sistemet e policisë me qëllimin e vetëm për të zhdukur provat që ekzistojnë mbi lidhjet e Edi Ramës, Ballës, Gjiknurit, Veliajt me krimin”.

“Shkatërrimi i këtyre sistemeve nuk ka asnjë lidhje me sulmet e e-Albania.

Shkatërrimi i këtyre sistemeve është bërë me qëllimin e vetëm për të zhdukur provat që ekzistojnë mbi lidhjet e tmerrshme të krimit, për Edi Ramën, Taulant Ballën, Damian Gjiknurin, Erion Veliajn dhe qeveritarë të tjerë.

Duke asgjësuar të dhënat e këtyre sistemeve, janë asgjësuar provat materiale të pakontestueshme të këtyre lidhjeve”, tha ai.

Kreu i PD-së nënvizoi gjithashtu se në hakërrimin e infrastrukturës dixhitale në Shqipëri, janë përveç të tjerash edhe “hakera të qeverisë, hakera rusë dhe serbë”.

“Kjo është një e vërtetë e konfirmuar për opozitën nga burime shumë serioze.

E thashë këtë jo për të ekzoneruar rolin e një fuqie armike siç është Irani, por për t’u thënë të vërtetën shqiptarëve, që ia fsheh Edi Rama dhe klika e tij”, shtoi ai.

Madje, sipas tij edhe Kosova është sulmuar nga sistemet e Shqipërisë

“Çka do të thotë penetrim i plotë i hakerave serbë ose rusë.  Sepse dihet se problemet më madhore me Kosovën i kanë. E vërteta është se mbrojtja e Kosovës ka deklaruar se sulmet janë nga rajoni. Mirëpo Edi Rama kërkon t’i mbyllë të gjitha me ajatollahët.  Shqiptarët dhe aleatët tanë duhet të dinë të vërtetën. Se sistemi TIMS dhe MEMEX, dhe databaze i policisë shkencore ka çdo gjë, ADN, grup gjaku, gishti, çdo gjë të botës së nëndheshme”, tha Berisha. Kryetari i PD-se, tha se Rama eshte ne hetim nderkombetar. Ai komentoi edhe strategjine politike qe do te ndjeke opozita ne vijim

Kryetari i PD-së njoftoi ndër radhë se nuk do të përsëritet opozita e Bashës dhe se PD do të fokusohet tek protestat, mosbindja civile dhe grevat  


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë