Mbrojtësi sllovak, Milan Skriniar, ka qenë gjithë kohën në radarët e Real Madridit dhe zërat e fundit nga Spanja e konfirmojnë këtë fakt. “Diariogol.com” bën me dije se oferta e fundit e madrilenëve është vërtet joshëse për Interin. Edhe në këtë rast Reali ofron në shkëmbim të mbrojtësit zikaltër një lojtar dhe një shumë eurosh.
Drejtuesit e klubit që ka fituar më shumë trofe të Ligës së Kampionëve, i ofrojnë Interit kolumbianin James Rodriguez, i cili nuk bën pjesë në planet e trajnerit Zinedin Zidan. Rodriguez mund të jetë një pedanë e fortë për të shkuar te mbrojtësi sllovak. Kolumbiani vlerësohet 40 milionë euro, por Interi nuk e lëshon Skriniarin pa 50 milionë euro, kështu që Reali duhet të shtojë edhe 10 milionë euro për të mbyllur marrëveshjen, nëse klubi italian do të jetë dakord.

Rodriguez është një nga lojtarët që Reali e huazoi fillimisht te Bajern Mynih, ndërsa verën e kaluar ishte pranë Napolit. Sulmuesi nuk ka hapësira te madrilenët, që kanë nevojë për një mbrojtës me përvojë dhe prej kohësh kanë identifikuar Skriniar si njeriun e duhur për fuqizimin e prapavijës, pasi kapiteni Serxho Ramos po i afrohet fundit të karrierës.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje