Drejtoria e Shërbimit të Transportit Rrugor ka njoftuar se duke nisur që sot do të hapen autoshkollat, aktivitet i pezulluar që në nisje të pandemisë Covid-19.
Në njoftimin e saj, drejtoria ka bërë të ditur se autoshkollat do të hapen në dy faza
“Aktiviteti i subjekteve private që regjistrojnë dhe përgatisin aplikantë për Leje Drejtimi, rritje kategorish, teori e praktikë do të rihapet me dy faza”, ka njoftuar DPSHTRR.
Nga 11 maji rinisin regjistrimet e reja, riçelet aktiviteti ekonomik për kursantët e rinj që presin prej 2 muajve! Prioritet do të kenë masat, distancat mbi 1.5 m dhe higjiena në teori, sikurse edhe seancat online!
Ndërsa nga 18 maji do të nisë edhe instruksioni në rrugë, ku nuk do të lejohet mbi 1 praktikant në kabinë, përveç rasteve kur janë familjarë! Të gjithë duhet të pajisen me maska, doreza, matje temperature e dezinfektant.
Njësia Operacionale Anti-Covid do të monitorojë hap pas hapi zbatimin e protokolleve të posaçme të sektorit të kualifikimeve për Leje Drejtimi!
Kursantëve që iu është ndërprerë kursi i teorisë/praktikës për shkak të mbylljes së aktivitetit në 13 Mars, procesi mësimor do vijojë aty ku është ndërprerë.
Autoshkollat duhet të koordinohen paraprakisht me drejtoritë rajonale për të shmangur tejkalimin e kapaciteteve të lejuara për testim konform protokolleve të masave të sigurisë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje