Politike

Hapja e dosjeve/ 2 deputetë të PS abstenuan, s’votuan, Duma, Salianji e aleatët e PD. Pro grupi ‘Alibeaj’, Mesila Doda

Edi Rama dhe Grupi Alibeaj miratuan me 94 vota pro ndryshimet e ligjit për hapjen e dosjeve.

Ajo që është interesante për tu parë janë votat në këtë rast. Nga grupi parlamentar i PD-së, nuk kanë votuar deputetët e rreshtuar me “Rithemelimin” më ne krye Sali Berishën. Nuk votuan gjithashtu tre deputetet e LSI-së, sa kohë që miratimi i këtij ligji prek Ilir Metën direkt.

 Nuk kanë votuar gjithashtu në bllok aleatët e Berishës, përjashto deputeten e PDIU-së, Mesila Doda. Kolegu i saj, kryetari i PDIU-së, Shpëtim Idrizi nuk mori pjesë në votim.

Interesante është edhe kampi tjetër ku pati disa që nuk morrën pjesë në votim. Dy deputetë të PS-së abstenuan. Ata janë Damian Gjiknuri dhe Nasip Naço. Nga radhët e PS mungoi deputeti Fatmir Xhafaj, I cili nuk ishte në seancë të enjten në mbrëmje.  

Deputetët e PD që votuan pro ligjit

1-Gazment Bardhi

2-Bledjon Nallbati

3-Agron Gjekmarkaj

4-Lulzim Basha

5-Merita Bakiu

6-Emila Koliqi

7-Saimir Korreshi

8-Nusret Avdulla

9-Kreshnik Çollaku

10-Eralda Bano

11-Seladin Jakupllari

12-Andia Ulliri

13-Flamur Hoxha

14-Flutura Açka

15-Jorida Tabaku

16-Lefter Gështenja

17-Arbi Agalliu

18-Helidon Bushati

19-Ilda Dhori

20-Orjola Pampuri

21-Enkelejd Alibeaj

22-Dhurata Tyli Çupi

23-Dashnor Sula

Mesila Doda e PDIU votoi Pro

1-Damian Gjiknuri abstenim

2-Nasip Naço abstenim


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë