Tre muaj pasi iu mohua viza amerikane, Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, udhëtoi të premten drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Zyra e tij tha se kryeministri Haradinaj është ftuar nga “Komuniteti Katolik Shqiptar, Shën Pali, në Detroit, për të marrë pjesë në shënimin e 108-vjetorit të Kryengritjes së Malësisë. Megjithatë ky udhëtim pritet të jetë një sprovë e madhe për kreun e qeverisë së Kosovës, e cila do të tregojë nëse mbajtja në fuqi e taksës ndaj importeve serbë ka dëmtuar marrëdhëniet e tij me Administratën Trump.
Sipas njoftimit zyrtar, Haradinaj do të ketë takime edhe me përfaqësues të komunitetit shqiptar katolik në Amerikë dhe autoritete të Detroitit, por edhe do të takojë edhe zyrtarë të tjerë të SHBA-së.
Në muajin janar, kryeministrit Haradinaj nuk iu dha viza për të udhëtuar në Shtetet e Bashkuara për të marrë pjesë në Mëngjesin e Lutjeve, gjë që ishte interpretuar si trysni ndaj tij për të pezulluar tarifat ndaj mallrave serbe të vendosura në nëntor të vitit të kaluar.
Beogradi kushtëzon vazhdimin e bisedimeve për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën me heqjen e këtyre tarifave dhe Shtetet e Bashkuara i kanë kërkuar qeverisë së Prishtinës që t’i pezullojë ato për t’u hapur rrugë bisedimeve.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje