Politike

Harxhi: Çfarë do të vendosë Kuvendi i 11 dhjetorit, zgjedhjet për kryetarin në një kohë tjetër

Edith Harxhi, ish-kandidate për kryetare të PD, në mbështetje të lëvizjes së Berishës, tha se deri tani janë mbledhur firmat e 70% të anëtarësisë së PD për mbajtjen e Kuvendit Kombëtar më 11 dhjetor.

“Më 11 dhjetor do të ketë një kuvend kombëtar të PD. Mesa di unë, deri tani janë mbledhur 70% e firmave të anëtarësisë, duke kaluar pritshmëritë. Më në fund, pas 30 vitesh, PD do t’i kthehet të djathtës reale. Do të ketë një analizë të vendimeve të kryetarit në detyrë të Bashës. Do të ketë një votim për statutin e ri dhe referendumin. Do të kthehet referendumi si pjesë e statutit të PD. Zgjedhjet për kryetar do të jenë të parashikuara në një moment tjetër”, u shpreh Harxhi.

Ajo nuk komentoi çfarë konkretisht por nënvizoi se zhvillimet e javëve në vijim do të sjellin largimin e Bashës nga detyra e kryetarit.

“…Do të ketë zhvillime të tilla gjatë javëve të ardhshme që do të sjellin largimin e Bashës nga karrigia që ai mban”, tha ajo


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë