Politike

“Harxhoi 120 mije euro karburant me charter”, Rama: Produkt i matematikës 7×7 brava, baraz 42 fluturime”

Deputeti i PD-së Kreshnik Çollaku tha përmes një konference për shtyp se disa ditë më parë,  kryeministri Edi Rama ka marrë  charter për një nga udhëtimet e tij që i ka kushtuar taksapaguesve 120 mije euro karburant.

“A përdore charterin privat  për të dhënë intervistë për ”Manager Magazine”? Sa para ke shpenzuar vetëm për charterin në këtë udhëtim luksi?  Sa është kosto e gjithë qëndrimit në resortin luksoz të Europës?”, ishin disa nga pyetjet drejtuar Ramës.

Të njëjtat pyetje ka drejtuar edhe deputetja Oriola Pampuri së cilës kryeministri Edi Rama i ka kthyer përgjigje.

“Kam përdorur me biletë vajtje-ardhje, ulëset ekonomike të Lufthanses, së bashku me gruan dhe djalin e vogël. Bileta ekonomike e Lufthanses ka kushtuar 345 Euro.

Sasia më e lartë vjetore e shpenzimeve për udhëtimet e mia zyrtare ka qenë 4.623.089 lek në vitin 2014. Ndërsa shifra 120 mijë euro karburant për fluturim privat, është produkt i të njëjtës aritmetikë fantastiko-shkencore, që nga 1958 ulëset e Pallatit të Kongreseve nxori 5004 delegatë. Po t’i shumëzosh këta delegatë me 30 dhe pastaj të zbresësh 30, dalin fiks 120 mijë euro karburant për 7×7 brava, baraz 42 fluturime”.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë