Policia e Durrësit kanë proceduar penalisht dy persona të moshës 60 dhe 63-vjeçare.
Në Shkallnur një 60-vjeçar me inicialet I. H, hodhi inerte dhe shkaktoi ndotje të ajrit.
Kurse një tjetër 63-vjeçar në Durrës i kishte ‘pushtuar’ apo zaptuar tokën një personi tjetër.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës, në vijim të kontrolleve të vazhdueshme për parandalimin e krimeve mjedisore, proceduan penalisht për veprën penale ‘Ndotja e ajrit’, shtetasin I. H., 60 vjeç, banues në Shkallnur, Durrës, pasi u konstatua se kishte hedhur një sasi inertesh në tokën e shtetasit A. K., duke shkaktuar ndotje të ajrit.
Gjithashtu, filloi procedimi penal për shtetasin M. D., 63 vjeç, banues në Durrës, për veprën penale ‘Pushtimi i tokës’, pasi i kishte pushtuar truallin shtetasit A. I”, thuhet në njoftimin e policisë.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Durrës, për veprime të mëtejshme.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje