Bota

Hekurudhat e Gjermanisë veriore përfshihen nga kaosi, dyshohet për sabotazh

Gazeta Si – Hekurudhat gjermane kanë përfunduar në në kaos në veri të vendit këtë të shtunë për shkak të një problemi në sistemin ndërkombëtar të telefonisë celulare për komunikimet hekurudhore.

Mediat gjermane supozojnë se bëhet fjalë për një sabotim, pasi kabllot e sistemit, “në fakt janë vjedhur apo shkatërruar me qëllim”, siç shkruan gazeta “Bild”.

Problemi mësohet se është zgjidhur menjëherë, por hekurudhat gjermane janë të sigurt se ishte një tentativë sabotimi.

Për momentin nuk ka ende asnjë të dhënë për autorët e mundshëm të “sulmit”, i cili, “detyroi të ndalojë qarkullimin për rreth tre orë në veri, para orarit drekës”, thotë një zëdhënës i kompanisë.

“Është e qartë se ky ishte një veprim i shënjestruar dhe keqdashës”, tha ministri i Transportit Volker Wissing në një konferencë për shtyp.

Një burim sigurie, tha se kishte një sërë shkaqesh të mundshme, duke filluar nga vjedhja e kabllove – e cila është e shpeshtë – deri te një sulm i synuar.

Omid Nouripour, kreu i partisë së të Gjelbërve, e cila është pjesë e koalicionit federal të kancelarit Olaf Scholz, tha se kushdo që sulmoi infrastrukturën kritike të vendit do të merrte një “përgjigje vendimtare”.

Ato që janë goditur nga kjo avari, janë rajonet e Bremenit, Hamburgut, Saksonisë së Ulët dhe Schleswig-Holstein, me një efekt negativ në udhëtimet hekurudhore ndërkombëtare në Danimarkë dhe Holandë.

Avaria ndodhi një ditë përpara zgjedhjeve shtetërore në Saksoninë e Ulët, ku socialdemokratët e Scholz janë në rrugën e duhur për të mbajtur pushtetin dhe të Gjelbërit shihen duke dyfishuar pjesën e tyre të votave, sipas sondazheve.

Radhët u ngritën me shpejtësi në stacionet kryesore, duke përfshirë Berlinin dhe Hanoverin, pasi bordet e nisjes treguan se shumë shërbime ishin vonuar ose anuluar.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë