Të shtënat me armë kanë goditur një helikopter që mbante presidentin e Kolumbisë, ndërsa fluturonte afër kufirit me Venezuelën.
Presidenti Iván Duque, po fluturonte drejt Cúcutas në provincën Norte de Santander, së bashku me ministrin e Mbrojtjes, ministrin e Brendshëm dhe guvernatorin e krahinës.
Një zëdhënës i presidencës tha se askush nuk u lëndua në incident. Duque denoncoi “sulmin frikacak” dhe tha se ai nuk ishte i frikësuar “nga dhuna ose aktet e terrorizmit”.
“Shteti ynë është i fortë dhe Kolumbia është e fortë për t’u përballur me këtë lloj kërcënimi,” tha ai në një video të postuar në Tëitter. Forcat e sigurisë janë nën urdhra për të gjetur përgjegjësit, shtoi ai.
Gazeta lokale “Semana” raporton se pilotët dëgjuan një zhurmë sikur diçka kishte goditur motorin, ndërkohë që helikopteri po përgatitej për t’u ulur.
Ushtria e majtë Nacionalçlirimtare (ELN) vepron në rajonin Catatumbo, i cili përfshin kufirin Kolumbian-Venezuelë.
E themeluar në 1964 për të luftuar kundër pabarazisë në shpërndarjen e tokës dhe pasurisë, ELN është grupi më i madh rebel i vendit dhe konsiderohet si një organizatë terroriste nga Kolumbia, SH.B.A. dhe Bashkimi Evropian.
Në fillim të këtij muaji ELN mohoi çdo përfshirje në një sulm me makinë bombë në një bazë ushtarake në Cúcuta. Sulmi plagosi 36 vetë, duke përfshirë dy këshilltarë ushtarakë amerikanë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)






Lini një Përgjigje