Tonin Uldedaj do të jetë koordinator i Bindjes Demokratike për qarkun e Shkodrës dhe Lezhës. Në pamje të parë emri i tij mund të shfaqte interes për qarqet që do të drejtojë.
Por në cv-në e publikuar nga Astrit Patozi po kuptohet edhe një fenomen tjetër, ai i largimit të disa figurave me mbështetje lokale, dikur të përfaqësuar me siglën e PD. I tillë është edhe rasti i Uldedajt.
“Zoti Uldedaj është ekonomist i lartë dhe figurë shumë e njohur politike në zonat, që është caktuar të mbulojë, me një eksperiencë të pasur në administratën publike dhe në biznesin privat.
Pas vitit 1991 ka qenë përgjegjës sektori në Ndërmarrjen e Peshkimit në Shkodër. Për katër vjet ai ka ushtruar detyrën e kryetarit të njësisë administrative Shëngjin, ndërsa për 8 vjet me radhë ka qenë kryetar i këshilltarëve të opozitës në Bashkinë e Lezhës.
Më herët ai ka ushtruar edhe detyrën e nënkryetarit të këshillit bashkiak të Lezhës, si dhe ka qenë për 8 vjet me radhë kryetar bordit të ujësjellës kanalizimeve në atë qytet. Po kështu ai ka qenë për 6 vjet nënkryetar, 4 vjet sekretar, dhe mbi 12 vjet anëtar kryesie i degës së Partisë Demokratike të Lezhës”, tha Astrit Patozi.
“Unë i them kryetarit që këtë besim do ta përkthejmë në mandat, edhe për këtë jam mëse i sigurt. Këtë e bazoj te pjesa që kemi më tepër se 15 vite që kontribuojmë dhe i njohim mirë ato zona, sepse ne kemi investuar atje. Mendimi im është që në demokraci njerëzit të kenë mundësi të zgjedhin, pra demokratëve dhe të djathtëve në këto zona ne do t’u japim një mundësi tjetër për të zgjedhur dhe kjo besoj se është demokracia e vërtetë”, tha Uldedaj.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



Lini një Përgjigje