Bota

Hepatiti akut tek fëmijët shkakton alarm edhe në Greqi

Gazeta Si – Greqia është shqetësuar për koonfirmimin e tre rasteve të hepatitit akut.  Sistemin shëndetësor atje është vendosur në alert pas njoftimit për prezencën e hepatitit me shkak të panjohur tek fëmijët. 

Organizata e Shëndetit Publik në Greqi ka njoftuar , dy fëmijë ishin të moshës 14 muajsh e 10 vjeç. Ata kanë shfaqur simptoma të traktit gastrointestinal dhe temperaturë.

Fëmija i tretë, ishte 18 muajsh dhe asimptomatik. Mjekët kanë deklaruar se fëmijët nuk kanë pasur komplikime. Menjëherë pas këtyre rasteve,ata janë udhëzuar të qëndrojnë vigjilentë. 


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë