Rreziku nga mutacioni më i ri i Covid Delta duket se ka sjellë reagime të shumta nga liderët e vendeve në BE të cilët theksojnë se duhet të bëhet kujdes në masat kufizuese.
Kancelarja gjermane Angela Merkel dhe presidenti francez Emanuel Macron, duke sinjalizuar mundësinë e kufizimeve shtesë të udhëtimit para kulmit të sezonit turistik, kanë kritikuar disa nga vendet që janë të varura nga turizmi për hapjen pa kushte për shtetasit që janë vaksinuar me vaksinën kineze dhe ruse.
Greqia është një ndër vendet e kritikuara, pasi ka lejuar pranimin e turistëve për udhëtarët e vaksinuar me Sputnik V dhe Sinovac, ku sipas EMA-s nuk janë aq efektive.
Ndër të tjera Merkel dhe Macron kanë rënë dakord për një ndalim të mundshëm të udhëtimit nga vendet ku mutacioni Delta është jashtë kontrollit, mes të cilave është Britania e Madhe.
Merkel, dhe presidenti i Francës u bënë thirrje udhëheqësve të tjerë të Bashkimit Evropian që të vendosin rregulla më të ashpra për udhëtarët nga vendet jashtë BE-së.
“Ne padyshim që jemi të shqetësuar për variantin Delta”, u tha Merkel gazetarëve. Macron kërkoi nga vendet e BE-së që të jenë jashtëzakonisht vigjilente në lidhje me variantin, i cili është zbuluar për herë të parë në Indi.
Ky variant duket se është shumë më infektues dhe se prek njerëz që nuk janë plotësisht të vaksinuar.
Qeveritë e BE-së kanë rënë dakord për një “listë të bardhë” të 13 vendeve, për banorët e të cilave duhet të hiqen kufizimet e udhëtimit.
Në këtë listë bëjnë pjesë ehde Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Serbia si dhe Australia dhe Shtetet e Bashkuara, por mungon Britania, ndaj së cilës aplikohen politika të ndryshme.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje