Lajme

Heqja e mbrojtjes për Berishën, Garda: I skadoi afati

Garda e Republikës ka reaguar lidhur me heqjen e mbrojtjes ligjore ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha. Kjo e fundit sqaron se Berishës i ka përfunduar afati që përfiton mbrojtje nga Garda.
“Në përgjigje të interesit të disa mediave, lidhur me truprojat e zotit Sali Berisha, Garda e Republikës informon se në zbatim të Nenit 5, të Ligjit Nr. 8869, datë 22.5.2003 ‘Për Gardën e Republikës së Shqipërisë’ i ndryshuar, ku përcaktohet se Kryeministri i vendit përfiton shërbim ruajtje për një periudhe 3-vjeçare pas përfundimit të detyrës, është ndërprerë vijimi i mëtejshëm i këtij shërbimi”, deklaron Garda e Republikës.
Vendimi i Gardës është bërë i ditur mëngjesin e sotëm, pak para nisjes së protestës së opozitës.
Mësohet se dy efektivëve të Gardës të vendosur për mbrojtjen e Berishës u është komunikuar vendimi, por ata nuk e kanë braktisur ish-kryeministrin dhe kanë dhënë dorëheqjen nga Garda.
Berisha e ka cilësuar vendimin hakmarrje. Për Berishën qeverisja e kryeministrit Rama është në momentet e fundit.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë