Presidenti Ilir Meta e cilëson të pabesë dhe hakmarrje politike vendimin e Ministrisë së Jashtme që u kërkoi futbollistëve që kualifikuan Shqipërinë në finalet e europianit e 2016 të rikthejnë pasaportat diplomatike, megjithëse ato skadojnë në 2026-ën.
“Një hakmarrje primitive, për shkak të qëndrimeve kritike të disa futbollistëve për sportin. Është absurde të pengohen të mbajnë pasaportë, kuqezinjtë, që e futën Shqipërinë në Europë dhe na bënë të gjithëve krenarë, ndërkohë që vazhdojnë ta mbajnë atë faqezinjtë, që na lanë jashtë Europës dhe që po na turpërojnë”, thotë Meta.
Presidenti flet me bindje se më 25 prill përfundon koha e vendimeve autoritre, arrogante e përjashtuese dhe premton anulimin e këitj vendimi pas kësaj date.
“Ky vendim i Qeverisë ende në detyrë do të përmbyset dhe nderimi për kuqezinjtë, që na çuan në Europë do të mbetet i pacenuar”, mbyll reagimin e tij kreu i shtetit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje