Bota

Hetimi, forcat australiane të përfshirë në vrasjen 39 afganëve të paarmatosur

Forcat speciale të Australisë dyshohet se kanë vrarë 39 të burgosur të paarmatosur në Afganistan.

Në një hetim katërvjeçar thuhet se një epror i ka detyruar ushtarët e tij që t’i vrasin robërit e pambrojtur në mënyrë që t’i përgatisë ata për luftë, shkruan CNN, por edhe mediat të tjera ndërkombëtare që i kanë dhënë një hapësire të gjerë këtij hetimi.  

19 ushtarë dhe ish-ushtarë do të ndiqen penalisht të akuzuar për vrasjen e 39 afganëve.

Gjenerali Angus John Campbell tha se ka informacione të besueshme për 39 vrasje të kryera nga 25 ushtarë të forcave speciale Australiane në 23 incidente të veçanta.

“Vrasja e paligjshme e civilëve dhe të burgosurve nuk është kurrë e pranueshme”, tha ai.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë