PD dhe PS u përplasën edhe këtë të mërkurë në mbledhjen e komisionit hetimor për 25 prillin. Përplasja kulmoi kur Gazment Bardhi nga PD po lexonte çështjen e patronazhistëve si objekt hetimor të komisionit.
Deputetët e PS lanë sallën e mbledhjeve, ndërkohë që kryetari i Komisionit, Enkelejd Alibeaj vijoi me seancën, duke ja dhënë fjalën deputetit Kreshnik Çollaku për të propozuar objekt hetimor të Komisionit.
Në këtë moment, administrata e Kuvendit u vu në dilemë nëse transmetimi i mbledhjes duhej të vijonte, apo jo. Në sallë hyn Drejtorja e Shërbimeve të Kuvendit, Lefteri Luzi. Ajo përplaset me kreun e Komisionit, Enkelejd Alibeaj, që e kërcënoi me kallëzim penal, sepse po ndërpriste punën e komisionit.
Alibeaj i kërkoi Gardës së Republikës që ta shoqërojë jashtë zonjën Luzi, ndërsa pak më vonë sinjali i transmetimit të mbledhjes u shkëput, megjithëse mbledhja vijonte. PD “e zgjidhi” këtë çështje duke u futur live nga Komisioni përmes deputetit Ervin Salianji.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



Lini një Përgjigje