Politike

Hetimi për inceneratorët, PD nis 12 kërkesa për lëvizjet e parave

Komisioni Hetimor për inceneratorët u ka dërguar 12 kërkesa institucioneve të ndryshme për hetimin e disa lëvizjeve që lidhen me  këtë proces.  

Kryetarja e Komisionit Jorida Tabaku i është drejtuar Këshillit të Ministrave, Ministrisë së Financave, Ministrisë së Mjedisit, asaj të Infrastrukturës e Mjedisit, Kontrollit të Lartë të Shtetit, bashkitë ku veprojnë inceneratorët, përfshirë bashkitë e Durrësit dhe Kavajës, disa drejtori që mund të zbardhin sipas saj “lëvizjet e parave për inceneratorët, lëvizjet e disa zyrtarëve me administratorët e inceneratorëve, lidhjet e mëparshme të biznesit mes pronarëve të kompanive përfituese dhe ministrave të qeverisë së Edi Ramës”.

Kërkesat u janë drejtuar edhe bankave të nivelit të dytë, si dhe vetë kompanive përfituese të inceneratorëve.

.  


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë