Ka ndodhur

Hidhet nga kati i 5-të i pallatit, humb jetën një grua në Tiranë

Gazeta Si – Një grua ka humbur jetën mbrëmjen e sotme, pasi është hedhur nga kati i pestë i pallatit në zonën e Tiranës së re.

Sipas informacionit të Policisë, gruaja që ka humbur jetën është shtetësja Merjeme Kelamaj, 67 vjeç, e cila dyshohet se vuante nga probleme të shëndetit mendor.

Njoftimi i Policisë

Më datë 07.11.2022, në Unazë të Re, dyshohet se është vetëhedhur nga kati i pestë i banesës shtetasja M. K., 67 vjeçe, e cila dyshohet se vuante nga probleme të shëndetit mendor dhe si pasojë ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë