Paraditen e kësaj të diele u hodh në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve shorti për caktimin e relatorëve që do të shqyrtojnë ankimimet e Sali Berishës dhe Enkelejd Alibeajt në lidhje me regjistrimin e PD në zgjedhjet e 14 majit.
Sali Berisha ankimoi vendimin e KQZ për të njohur Lulzim Bashën si kryetar të PD. Shorti ka caktuar relator Ilir Rusmajlin, ish bashkëpunëtorin e Berishës në qeverisjen e PD, të cilët i kanë ndarë rrugët me njeri-tjetrin që atë kohë, kur Rusmajli dha dorëheqjen si zv/kryeministër dhe Ministër i Drejtësisë.
Ndërkohë për ankimimin e Alibeajt, ndaj KQZ e cila nuk njohu shkresën e Lulzim Bashës për të autorizuar regjistrimin e PD në zgjedhje, relator është caktuar Koli Bele.
Në mbledhjen e sotme është caktuar edhe relatori i ankimimit të Lëvizjes Bashkë të drejtuar nga Arlind Qori, i cili do të jetë Elvis Çefa.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje