Mes refugjatëve që janë strehuar në Shqipëri janë me dhjetra gra ish-zyrtare të larta, gazetare dhe aktiviste të shoqërisë civile që u mbështetën nga fondacioni “Vital Voices” i Hillary Clinton për t’u gjetur një strehë të sigurtë në pritje të procesimit të kërkesave të tyre për t’u strehuar në SHBA.
Në lidhje me vendimin e marrjes së këtyre refugjatëve, Kryeministri Edi Rama është vlerësuar me Çmimin e Pionerit Global nga “Vital Voices”. Atij i është dorëzuar ky çmim nga vetë ish-Sekretarja e Shtetit, Hillary Clinton.
“Kryeministri Edi Rama u hapi derën afganëve dhe sidomos grave që ishin në rrezik. Kur e mora në telefon për ta falenderuar, ai më tha “se çfarë tjetër duhej të bëja?. Pas rizgjedhjes, Rama shënoi rekordin historik duke emëruar numërin më të madhe të grave në qeverinë e tij, mbi 70 për qind e ministrve janë gra. Duhet të na frymëzojë të gjithë ne”, tha ndër të tjera në fjalën e saj Hillary Clinon.
Ish-Sekretarja rrëfeu vështirësitë që pati në gjetjen e një vendi mikpritës për refugjatëve afganë. Ajo tha se në listën e vendeve që u treguan të gatshme për të mikpritur këta refugjatë ishte vetëm një grusht vendesh dhe për nga sasia, Shqipëria qëndron në krye.
Rama rrëfeu se si iu propozua për herë të parë strehimi i afganëve në Shqipëri.
“Në gusht më erdhi dikush në zyrë dhe më tha: Hillary Clinton ka nevojë për ndihmën tënde. Si ka mundësi – i thashë -, këtë as në ëndërr s’e kam menduar. Më tha që e kishte seriozisht. Po, iu përgjigja, le t’i marrim!”, deklaroi Kryeministri.
Kreu i Qeverisë vijoi më tej bisedën duke treguar se personi në fjalë i kishte thënë nëse dëshironte që të fliste në telefon me Clinton.
“Jo, i thashë, të kryejmë punën në fillim dhe më pas nëse do të më mbajë mend le të më marrë në telefon. Sepse është shumë amerikane që të të joshin dhe më pas të të thonë: kush je ti? Por ky nuk ishte rasti dhe ajo më telefonoi”, tha Rama.
Sipas Kryeministrit, arsyet se përse Shqipëria duhej të strehonte afganët në nevojë ishin të shumta, që nga roli i familjes Clinton në çlirimin e Kosovës, te historia e shtypjes së popullit shqiptar nga regjimi komunist dhe emigracioni masiv i viteve ’90.
“Emri Clinton lidhet me çlirimin e gjysmës së kombit tonë dhe mëqë ra fjala është i vetmi vend në tokë ku ka djem me emrin Klinton. Atëherë ishin bebe të sapolindura, që falë Presidentit të SHBA, ai popull u çlirua nga një regjim që u përpoq t’i pastronte etnikisht. Ne e bemë këtë edhe si anëtarë të NATO. E bëmë edhe për të mos harruar historinë tonë të para 30 viteve dhe brezat sot duhet ta dinë se ka një kohë kur merr dhe ka një kohë kur duhet të japësh”, tha ai.
Rama krahasoi në këtë fjalim regjimin komunist në 5 dekada në Shqipëri me atë të talibanëve në Afganistan, ndërsa në lidhje me emërimin e grave në kabinet tha se frymëzohej nga një thënie e Margaret Thatcher, ish-kryeministres britanike të viteve ’80.
“Ajo ka thënë se nëse do diçka që të thuhet kërkoja një burri dhe nëse do që të bësh punën kërkoja një gruaje”, u shpreh ai.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



Lini një Përgjigje