Kryeministri Edi Rama kishte në fokus të verbit të tij politik në Himarë kandidatin e koalicionit ”Bashkë Fitojmë”, Fredi Beleri.
“Ai është një kokërr injoranti është një diversionit i pashoq që nuk përfaqëson asgjë përveç një grushti njerëzish këtu. I kanë dhënë mbështetje për të përfaqësuar një koalicion që është koalicioni më i shëmtuar qysh ku karavidhja e parë ka lindur. Do të çohen himarjotët këtu të gjithë himarjotët sido që të ndjehen sido që të flasin ngado që të vijnë edhe do të shkojnë më 14 maj të vënë një kryq në “Bashkë Fitojmë” me Like Floririn. Po pastaj çfarë do kërkoni më nga unë. Çfarë do të kërkojnë nga unë himarjotët. Është një analfabet në greqisht, se në shqipe nuk është analfabet është dru. Jam shumë i acaruar me mënyrën sesi ai kërkon të përdorë këtu lidhjet që ka në Greqi. Po qe për lidhjet në Greqi, e në Turqi i kam vetë. Ja foli atij drurit! Merr vesh nuk merr vesh!” tha Rama.
Duke kërkuar votat banorëve të Himarës për kandidatin e bashkisë Jorgo Goron, kryesocialisti Edi Rama u shpreh se për votën ndaj këtij të fundit nuk do të pendohen kurrë.
“Sa më shumë që ato thonë ik unë vij vetë. Janë bërë kaq shumë gjëra që nuk mjaftojnë, por mjaftojnë për të parë që ne e kemi ndërtuar një shkallë, pastaj një shkallë tjetër. Si mund të imagjinohet që ne të kthehemi prap aty ku mezi shpëtuam të tërë. Dua të investojmë për 4 vitet e ardhshme për të gjithë këtë bashki më shumë se sa kemi investuar të gjithë këto vite bashkë” tha Rama.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje