Një arritje e jashtëzakoshnme për boksin shqiptar në Botërorin e Serbisë. Alban Beqiri është kualifikuar për në çerekfinale, pasi ka triumfuar në ring edhe ndaj kundërshtarit të tij nga Panamaja në raundin e tretë.
Beqiri është futur tashmë mes 8 më të mirëve të botës në kategorinë e tij dhe ky është rezultati më i madh që ka arritur boksi shqiptar në histori. Ëndrra e boksierit shqiptar vazhdon dhe synimi i madh është medalja e artë në Botërorin e Serbisë.

Alban Beqiri i ka fituar të tria ndeshjet e deritanishme në Beograd, fillimisht me një kundërshtar nga Kenia, më pas ndaj boksierit nga Lituania dhe sot ndaj rivalit nga Panamaja. Flamuri shqiptar vazhdon të valvitet në Beograd, Beqiri po bën krenarë të gjithë shqiptarët me paraqitjen e tij.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje