Presidenti i zgjedhur i SHBA Joe Biden caktoi stafin që do të udhëheqë ekipin e tij të komunikimit. Për herë të parë në historinë e Amerikës ato do të jenë të gjitha gra. Duke filluar nga ish-zëdhënësja e Departamentit të Shtetit në kohën e Barack Obamës, Jen Psaki si sekretaren e tij për shtyp të Shtëpisë së Bardhë dhe zëdhënësen e fushatës Kate Bedingfield si drejtore e komunikimit.
Këshilltarja e lartë e fushatës Biden-Harris, Symone Sanders do të jetë zëdhënësja kryesore e zëvendës Presidentes së zgjedhur Kamala Harris dhe ish sekretarja e shtypit e Biden, Elizabeth Alexander, do të jetë drejtoresha e komunikimeve e Jill Biden, bashkëshortes së Presidentit.
“Jam krenar të shpall sot ekipin e parë të lartë të komunikimit të Shtëpisë së Bardhë, të përbërë tërësisht nga gra. Këta komunikues të kualifikuar, me përvojë sjellin perspektiva të ndryshme në punën e tyre dhe një angazhim të përbashkët për ndërtimin e këtij vendi përsëri më mirë, ” tha Biden gjatë prezantimit.
Kjo është hera e parë në histori që rolet kryesore të komunikimit do të plotësohen tërësisht nga gratë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje