Politike

Hohmann: Rrugëtimi drejt BE kërkon udhëheqje të fortë politike  

Ambasadorja e BE-së në Tiranë, Christiane Hohmann ka deklaruar se rrugëtimi drejt Bashkimit Evropian kërkon udhëheqje të fortë politike

“Shqipëria ka ndërmarrë një hap të madh në lidhje me rrugëtimin drejt BE, me çeljen e negociatave.

Unë shpesh kam theksuar faktin se negociatat e anëtarësimit me BE janë më shumë sesa një proces teknik. Kjo është një fazë që kërkon udhëheqje të fortë politike.

Ashtu siç ndodh në shumicën e institucioneve, Kuvendi luan një rol thelbësor. Unë mirëpres qëllimin që ka Kuvendi që të punohet më fort në këtë proces.

Ka shumë çështje që mund të flasë Kuvendi i Shqipërisë.

Psh, pyetjet që shtrohen janë: Si mundet Kuvendi të përmbushë rolin e vet për të ndërtuar konsensus?

Si do të ketë mundësi Kuvendi që të përmirësojë kapacitetet e veta për të  përafruar legjislacionin me atë të BE?

Duke marrë parasysh këto çështje, çfarë mund të mësojë Kuvendi i Shqipërisë nga kuvende të tjera që kanë qenë vende kandidate?

Prandaj jam kurioze të shoh kush janë idetë e Kuvendit.

Shqipëria ka një dëshirë të madhe për Evropën. Ndaj i bëj thirrje të gjithëve të bëhen bashkë për anëtarësimin në BE..”, tha ambasadorja e BE-së në Konferencën Vjetore të Avokatit të Popullit ku mori pjesë edhe kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë