Ashtu siç kishte raportuar më përpara Gazeta Si, Holanda nuk do të japë dritën jeshile për hapjen e negociatave me Shqipërinë pa u plotësuar tre kushte kryesore, të cilët do t’i shtohen atyre të vendosura nga Bundestangu gjerman.
“Qeveria holandeze ka dërguar një propozim parlamentit duke kërkuar që Shqipërisë t’i hapen negociatat por me kusht që të fillojë funksionimin Gjykata Kushtetuese, Gjykata e Lartë dhe të thellohet lufta kundër krimit dhe korrupsionit.
Këto propozime do të diskutohen fillimisht me parlamentin holandez më 17 mars dhe do t’i bëhen të ditura vendeve të tjera anëtare në Mbledhjen e Këshillit të datës 24 mars.
Burime nga Berlini i thonë Gazetës se qeveria gjermane ka qënë kundër vendosjes së kushteve të tjera shtesë për Shqipërinë dhe është përpjekur ta bindë Holandën për t’i tërhequr.
Qeveria Holandeze thotë se ka marre raportin e Komisionit Europia dhe se Shqipëria është në shinat e duhura, por se ka ende një sërë cështjesh që kërkojnë vemendje.
“Për këtë arsye, qeveria hollandeze bie dakort për hapjen e negociatave pasi të jenë plotësuar tre kushtet sikurse janë berë të ditura dhe në letër”, thotë Amsterdami zyrtar.

Hollanda synon që vendimi kryesor të merret nga Keshilli në datën 24 Mars 2020.
“Brenda BE-së, një shumicë e madhe është në favor të fillimit të negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Franca gjithashtu ka hequr dorë nga kundërshtimi i saj për pranimin e Shqipërisë. Si rezultat, Holanda po mbetet më shumë mbetet vetëm” , shkruajnë sot mediat holan deze. “Më tepër rezistencë ka pasur ndaj Shqipërisë, pasi duhet të bëhet më shumë në fushat e sundimit të ligjit dhe luftës kundër korrupsionit” thonë mediat holandeze.
Lajmi për kushtet e Holandës u sinjalizua fillimisht një ditë më parë nga Hans Joachim Falenski, Këshilltari i grupit parlamentar CDU/CSU për çështje të politikës së jashtme dhe një nga njohësit më të spikatur të gjendjes politike në Shqipëri.
Duke folur në një panel diskutimi në ambientet e Parlamentit Gjerman, kristiandemokrati Joachim Falenski do të ishte i pari që do të njoftonte se Shqipërisë mund t’i shtohen edhe kushte të tjera, përveç nëntë kushteve të caktuara nga Bundestagu.
Një nga kërkesat e qeverisë holandeze për hapjen e negociatave vazhdo të jetë e njëjta: Lufta kundër krimit dhe drogës. Rritja e kriminalitetit shqiptar në Holandë është bërë shkak kryesor për veton e Holandës ndaj çeljes së negociatave me Shqipërinë. Madje, në tetor, Holanda ishte e gatshme për ndarjen e dosjeve të Shqipërisë nga Maqedonia e Veriut, duke dhënë dritën jeshile për këtë të fundit, por jo për vendin tonë. Ndarja e Tiranës dhe Shkupit u kundërshtua ashpër nga Franca, edhe pse në fund ishte vetë Parisi, ai që vendosi veton për negociatat.
Megjithatë, edhe pse Franca duket se ka zbutur qëndrimin e saj, duke thënë se do të japë miratimin nëse Komisioni Europin rekomandon hapjen e negociatave, Holanda vazhdon të jetë skeptike.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje