Politike

Holanda mbështet integrimin e Shqipërisë në BE, Rama: Por është një dashuri e ashpër

Gazeta Si – Kryeministri holandez Mark Rutte u shpreh optimist se Maqedonia e Veriut do ta pranojë propozimin francez dhe për rrjedhojë nuk do të jetë e nevojshme ndarja me Shqipërinë në rrugëtimin e integrimit në BE.

Gjatë deklaratës së tij, Rama tha se Shqipëria e do BE, por do të jetë një dashuri e ashpër.

Në konferencën e përbashkët me kryeministrin Edi Rama në Amsterdam, Rutte i bëri edhe njëherë thirrje Maqedonisë së Veriut që ta pranojë propozimin e Francës.

Sipas tij, nëse kjo nuk ndodh atëherë liderët e BE mund të bien dakord që të nisin bisedimet veçmas me Shqipërinë.

“Kurrë nuk kemi qenë në favor të qenit të ndara të Shqipërisë dhe Maqedonisë. Ka një mendim të gjerë se ato nuk duhet të shkëputen, janë bërë shumë gjëra. Ka një optimizëm që Maqedonia e Veriut të pranojë kompromisin francez, gjithkush fiton dhe humbet diçka, por së paku është një rezultat i drejtë”.

Ndër të tjera, Rutte tha se Holanda mbështet Shqipërinë për integrimin në Bashkimin Europian.

Kreu i qeverisë holqndeze ka dalë hapur pro ‘Open Balkan’, sipas të cilit është një nismë që ndihmon në përshpejtimin e anëtarësimit të BE.

Nga ana tjetër, Edi Rama vlerësoi marrëdhëniet Shqipëti-Holandë, ndërsa tha se i është mirënjohës Rutte që po bën përpjekje për ta nxitur Ballkanin drejt Europës.

“Të shpreh mirënjohjen e vërtetë për Holandën, për qëndrimin e tyre të rreptë, me mbështetjen e tyre në terren përmes një programi Matra, që ka bërë ndryshimin në çuarjen para të reformës në drejtësi, që ka forcuar marrëdhënien tonë, në fund ne kuptuam që Holanda ishte serioze lidhur me kritikizmin e saj, por edhe Holanda e kuptoi që ne ishim seriozë në përmbushjen e detyrimeve tona”, – u shpreh kryeministri.

Ai shtoi se “jam mirënjohës ndaj Markut, për përpjekjen për ta shtyrë Ballkanin drejt Europës. Në një farë mënyrë Marku më mësoi që mund ta duash BE, por do jetë dashuri e ashpër”, tha Rama.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë