Futboll

Holanda merr vendimin, stop futbollit deri më 1 shtator

Kryeministri i Holandës, Mark Rutte, ka komunikuar vendimet e qeverisë që ai drejton në lidhje me rifillimin e aktiviteteve në vend. Ai ka pohuar se shkollat do të hapen më 11 maj, ndërsa për futbollin ka pasur një lajm të keq: do të jetë i pezulluar deri më 1 shtator.

Një vendim që e bën shumë të vështirë, për të mos thënë të pamundur, kalendarin e sezonit aktual, duke pasur parasysh se verën e ardhshme zhvillohet edhe Europiani. Kjo do të thotë se të mbyllësh kampionatin pas shtatorit, kompromenton sezonin e ardhshëm. Pas një bashkëbisedimi me UEFA-n, Federata Holandeze e Futbollit do të marrë një vendim përfundimtar, por më shumë mundësi, do ta deklarojë të mbyllur sezonin 2019-2020.

Kryeministri i Holandës, Mark Rutte. Gazeta Si, 21 prill 2020

Holanda do të ishte vendi i dytë që do të merrte këtë vendim, pas Belgjikës, që shpalli edhe ekipin kampion të këtij sezoni ditë më parë, por më pas u tërhoq nga “kërcënimi” i UEFA-s, që u shpreh se nuk do të pranonte në kompeticionet europiane ekipet e kampionateve të papërfunduara. Innstitucioni që drejton futbollin europian po këmbëngul fort që kampionatet kombëtare të mbyllen, por zgjatja e pezullimit të aktiviteteve po e bën gjithçka shumë të komplikuar.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë