Bota

Hong Kong, dënohet manjati pro-demokracisë Jimmy Lai dhe dy aktivistë të tjerë

Manjati i medias Jimmy Lai është në mesin e tre aktivistëve pro-demokracisë së Hong Kongut të shpallur fajtorë për pjesëmarrjen dhe nxitjen e anëtarësimit në vigjiljen “ilegale” të vitit 2020 në kujtim të ngjarjeve të përgjakshme në Sheshin Tiananmen në vitin 1989.

Përveç Lai-t, themeluesi 74-vjeçar i tabloidit pro-demokracisë “Apple Daily”, janë dënuar edhe ish-gazetarja Gwyneth Ho dhe avokati i njohur i të drejtave, Chow Hang-tung.

Dënimet e vendosura ng autoritetet ende nuk janë bërë publike. Tre të dënuarit janë ndër 24 aktivistët që u akuzuan për rolin e tyre në tubimin e paautorizuar në ‘Victoria Park’ më 4 qershor 2020, gjatë të cilit mijëra njerëz u mblodhën për të ndezur qirinj dhe për të kënduar këngë në park, pavarësisht paralajmërimeve të policisë për shkelje të ligjin që do të zbatonin.

Aleanca e Hong Kongut mbajti një vigjilje me qirinj në parkun ‘Victoria’ të qytetit më 4 qershor si çdo vit për të festuar goditjen e përgjakshme ndaj protestuesve që luftonin për më shumë demokraci në sheshin Tiananmen të Pekinit në 1989.

Pak muaj më parë, për ato episode, personi i parë u dënua sipas ligjit të ri është Leon Tong Ying-kit, 24 vjeç, i shpallur fajtor për përplasjen me motor dhe plagosjen e tre policëve.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë