Lajme

Horror në Tiranë – U nda nga gruaja, vret vjehrrin, vjehrrën dhe më pas veten

Një vrasje e trefishtë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Tiranë. Në zonën e Unazës së Re, te rruga “Kristaq Mone”, rreth orës 06:57, dhëndri ka vrarë me armë vjehrrin dhe vjehrrën. Pas tyre, ai ka qëlluar edhe veten. E gjithë kjo skenë ka ndodhur në shtëpinë e vjehrrit.
Emrat e tre viktimave janë Bujar Mata, 63 vjeç (vjehrri), Valentina Mata, 52 vjeç (vjehrra) dhe dhëndri Majlind Lala. Shkak i kësaj tragjedie familjare mësohet se është bërë shkëputja e marrëdhënies me vajzën e tyre.
Mësohet se dhëndri Majlind Lila bashkëjetonte me Nevila Matën prej 1 viti në Suedi. Pasi çifti ishte njohur në Shqipëri që prej 2012-ës, kishin vendosur që të emigronin drejt Suedisë, ndërkohë që konfliktet mes tyre i çuan deri në ndarje. Dhëndri për ndarjen e tyre fajësonte prindërit e saj, Bujar e Valentina Mata për ndarjen me 36-vjeçaren. Lila ishte kthyer pardje nga Suedia, ndërkohë që Nevila Mata kishte qëndruar.
Sipas policisë, vjehrri Bujar Mata është gjetur i vrarë në një prej dhomave të banesës, ndërsa e shoqja Valentina është gjetur e pajetë në korridor, pasi dyshohet se ka tentuar që të dalë nga shtëpia.
Pak pas krimit, në një gjendje të rënduar psikologjike për aktin e rëndë, 52-vjeçari Majlind Lila, nga Burreli, kishte qëlluar veten me një mjet prerës dhe më pas ishte hedhur sipër kangjellave të ballkonit të banesës 1-katëshe për t’u vetëflijuar. Ka qenë policia ajo që e ka transportuar drejt spitalit autorin, por ky i fundit nuk mundi t’u mbijetonte plagëve. Aktualisht, policia po heton në lidhje me këtë ngjarje të rëndë.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë