Ndërkohë që Kosova ndodhet në pritje të takimit në Shtëpinë e Bardhe, Kryeministri Avdullah Hoti ka ndërmarrë sot një hap drejt unifikimi të aktorëve politikë për të qenë të bashkuar përballë Serbisë.
Hoti ka ftuar të gjithë liderët e partive politike, përfshirë edhe ish-kryeministrin Albin Kurti për një takim të përbashkët para udhëtimit në Uashington.
Hoti shkruan në Facebook se i gjithë spektri politik në Prishtinë duket të bashkërendojnë qëndrimet për procesin e dialogut në Serbinë.
“Me qëllim të bashkërendimit të qëndrimeve të spektrit politik të vendit, në procesin e dialogut me Serbinë, i ftova liderët partiakë për një takim të përbashkët të Forumit të liderëve, i cili do të mbahet nesër në orën 11:00 në Zyrën e Kryeministrit!”, ka shkruar Hoti.
Ftesa e kryeministrit vjen pasi i dërguari Special i Presidentit Trump, Richard Grenell ka ftuar Kosovën dhe Serbinë për një takim në Uashington më 27 qershor. Deri më tani raportohet se palën shqiptare do ta përfaqësojnë Kryeministri Avdullah Hoti dhe Presidenti Hashim Thaçi.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje