Futboll

Humbje rekord për Juventusin, të paktën 191 milionë minus në sezonin 2020-2021

Juventusi e ka mbyllur bilancin e 2020-2021-shit me një humbje prej të paktën 191 milionë eurosh. Bëhet fjalë për një vlerësim, fryt i shumës algjebrike mes semestrit të 31 dhjetorit 2020, të publikuar në atë kohë nga klubi bardhezi (-113,7 milionë) dhe semestrit të kontrollorit të 30 qershorit 2021, të shpërndarë sot nga Xhon Elkan (77 milionë).

Kjo e dhënë nuk është zyrtare dhe do të jetë bordi bardhezi, në mbledhjen e shtatorit, që do të bëjë publik dokumentin kontabël që lidhet me sezonin e kaluar. Gjasat janë që humbjet të jenë më të mëdha, duke ditur që Juventusi ka shitur Ronaldon me një vlerë më të ulët nga ajo e mëparshmja. Nuk është e qartë ende, nëse “Exor” e ka përfshirë edhe këtë operacion të merkatos apo jo.

Nga nje ndeshje Inter-Juventus e sezonit te fundit. Gazeta Si, 7 shtator 2021

Defiçiti real mund të shkojë në rreth 210 milionë euro dhe ky është një rekord negativ për historinë e klubit bardhezi. Më parë, humbja më e madhe ka qenë në sezonin 2010-2011, në shumën e 95 milionë eurove. Ky është bilanci i 4-t radhazi me të kuq i Juventusit, pas periudhës 2014-2017.

Nuk ka diskutim që në këtë bilanc të fundit ka ndikuar emergjenca e pandemisë. Mungesa e publikut në “Allianz Stadium” për gjithë sezonin ka qenë veçanërisht penalizuese për arkat e klubit torinez, që fiton rreth 80 milionë nga shitja e biletave dhe aktivitetet e tjera të stadiumit.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë