Futboll

Hungari, pezullohet trajneri italian për shkak të koronavirusit

Drejtuesit e Honved Budapest, një prej klubeve të futbollit elitar në Hungari, ka vendosur të pezullojë trajnerin italian Xhuzepe Sanino, sepse ai, bashkë me ndihmësin e tij, Alesandro Reçenti, mund të kenë pasur kontakt me persona që jetojnë në zonat e prekura nga koronavirusi në Lombardi.

Vendimi është bërë i ditur nga klubi kryeqytetas në Hungari me një postim në profilin zyrtar në Facebook. Në ndeshjen e radhës, që luhet të shtunën, në stolin e Honvedit do të jetë ish-lojtari i kombëtares hungareze Istvan Pisont. Drejtuesit e Honvedit saktësojnë se trajneri Sanino dhe ndihmëstrajneri Reçenti nuk kanë shfaqur asnjë simptomë dhe se pezullimi i tyre është thjesht një masë mbrojtëse për skuadrën.

Dy trajnerët italianë nuk kanë marrë pjesë në seancën e fundit stërvitore. Klubi hungarez sqaron gjithashtu se pezullimi i dy trajnerëve italianë është i përkohshëm.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë