Qeveria hungareze do të shtetëzojë një sërë sektorësh, që vlerëson si trategjikë, duke përfshirë komunikimet, energjinë, bankat, mediat dhe projekte në infrastrukturën e përgjithshme të vendit që konsiderohen me rëndësi të veçantë.
Shtetëzimi nisi me sektorin e komunikimet.
Ministri i Zhvillimit Ekonomik Márton Nagy njoftoi të hënën synimin për të blerë aksionet e Vodafone Hungary, pjesë e gjigantit të telekomunikacionit Vodafone Group, duke shtuar se rritja e pronësisë hungareze në sektorët bankar, energji dhe media tashmë ishte arritur dhe tani kishte një mundësi që një kompani hungareze me pronësi shtetërore të bëhej një lojtar kryesor në tregun e telekomunikacionit.
Sipas deklaratës, ministri i Zhvillimit Ekonomik, i cili ushtron të drejtat e pronësisë, i ka kërkuar Corvinus Zrt. për të blerë 49 për qind të aksioneve në Vodafone Hungary Telecommunications. Si hap i parë, u lidh një marrëveshje paraprake jodetyruese ndërmjet Corvinus Zrt. që përfaqëson qeverinë, Vodafone Europe BV dhe 4iG Nyrt, një kompani telekomunikacionesh hungareze, e pranishme edhe në Shqipëri.
Ministri e vlerësoi transaksionin si të një rëndësie strategjike kombëtare dhe propozoi që Qeveria të marrë një vendim lidhur me marrëveshjen.
Menjëherë pas njoftimit të Márton Nagy, Vodafone Group njoftoi se kishte arritur një marrëveshje me 4iG Nyrt. dhe Corvinus Zrt. për të blerë plotësisht Vodafone Hungary Telecommunications Zrt. për një total prej 1,8 miliardë euro. Si rezultat, shteti hungarez i përfaqësuar nga Corvinus Zrt. do të mbajë 49 për qind të aksioneve në kompani, ndërsa 4iG do të kontrollojë 51 për qind.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje