Politike

Hyjnë në fuqi marrëveshjet e Procesit të Berlinit, nga sot lëvizet me karta identiteti mes vendeve të Ballkanit

Sot hyjnë në fuqi marrëveshjet e nënshkruara nga Procesi i Berlinit, mes vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Pas ratifikimit të marrëveshjeve nga qeveritë e 6 vendeve të Ballkanit Perëndimor, këtë të enjte ato kanë filluar zbatimin.

Tre marrëveshjet parashikojnë lëvizjen e lirë me karta identiteti të personave ndërmjet vendeve të Ballkanit Perëndimor, njohjen e diplomave universitare dhe njohjen e kualifikimeve për tre profesione: mjekët, dentistët dhe arkitektët. 

Marrëveshjet u nënshkruan më 3 nëntor të vitit të kaluar, në samitin e Procesit të Berlinit që u zhvillua në Gjermani në prani të kancelarit Olaf Scolzh.

Lajmin për futjen e marrëveshjeve në fuqi, e ka bërë publike ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani.

“Lëvizja e lirë e personave vetëm me letërnjoftime brenda Ballkanit Perëndimor; lëvizshmëria e studentëve, profesorëve dhe punonjësve akademikë, ndërsa procedurat e njohjes shkurtohen nga disa muaj në dy javë dhe pa shpenzime”, njofton ndër të tjera Osmani


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë